Në Malësi të Tetovës mbahen Karnavalet Ilire (Video)

Në Malësi të Tetovës, në fshatin Bozovcë sot janë mbajtur Karnavalet Ilire të malësisë së Sharrit, shkruan Portalb.mk.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit nuk kishte si të mungonte ky manifestim tradicional me këngë, valle, rite e doke dhe festë të madhe.

Ngjarja ka nisur nga shtëpia e Neshad Mehmedit ku u telehisën nuset me simbolin e diellit dhe djemtë u maskuan me veshje prej kafshësh dhe i trembnin njerëzit. Kjo gjë sipas tyre largon të këqijat, shkund shpirtrat , pastrohen ashtu si edhe natyra.

Më pas karnavalistët shkojnë në tre shtëpi fshati ku marrin si peshqesh diçka. Numri është tek dhe mitik dhe simbolizon çiftëzimin, pjellorinë.

Të pranishëm kishte plot njerëz nga trevat shqiptare të cilët me aparate në duar përpiqeshin të kapin çdo moment.

Kjo traditë e vjetër paralajmëron për ardhjen e pranverës ndërsa gjurmët i ka të lashta.

Karnavalet nesër (21 prill) do të mbahen edhe në sheshin “Iliria” të Tetovës.