A e përcaktoi Covid të ardhmen e njerëzimit?

Që nga tre vjet më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një pandemi globale, dhe në këtë vjeshtë të parë pas pandemisë me Covid, në rrethana relativisht më të përballueshme për kërkime shkencore-akademike mbi pyetjen se çfarë i ndodhi botës dhe nëse ajo i rezistoi me sukses pandemisë, autoritete të ndryshme po përpiqen të japin përgjigjet dhe këndvështrimet e tyre.

Në artikullin e tij “Kriza e Covid-19 do të kthehet, derisa të riemërtohet si diçka tjetër”, studiuesi amerikan Jordan Schachtel shkruan se për të kuptuar se çfarë ishte në të vërtetë Covid-19, fillimisht duhet të fikim televizorin dhe të izolohemi nga media. Sipas tij, vetëm atëherë, në një realitet të tillë, jashtë kuadrit të imponuar të pushtetit, Covid-i do të kuptohet më së miri si ajo që njerëzit para vitit 2020 e quanin zakonisht si të ftohtë dhe si grip.

“Më pas, këto dy diagnoza të lidhura ngushtë u riemërtuan në një sëmundje të tmerrshme të quajtur ‘Covid-19’. Askush nuk u ftoh më. Askush nuk u sëmur më nga gripi. Njerëzit po marrin RSV tani, por kjo ndodh sepse Pfizer ka një vaksinë të re për të shitur për t’ju kuruar prej saj! Në thelb, pas vitit 2019, gjithçka që dukej si një nuhatje dhe teshtitje u shndërrua në Covid,” thotë Schachtel.

Edhe pse shumë do ta konsideronin një shpjegim të tillë të thjeshtuar si joshkencor dhe madje si një teori konspirative, megjithatë, vetëm një analizë objektive dhe empirike e masave që u morën kundër Covid-it, mund të japë një përgjigje nëse Covid-i ishte vërtet diçka më shumë se një ftohje dhe grip i thjeshtë dhe nëse masat kundër koronavirusit që u morën ishin të motivuara vetëm (ose kryesisht) nga motive humanitare për të mbrojtur njerëzimin nga virusi i ri.

Sa i justifikuar ishte izolimi?

Një nga masat kryesore ishte izolimi, në të cilin njerëzit mbetën të mbyllur në shtëpi për muaj të tërë, pastaj u vendos ora policore, madje shkelja e orës policore pati pasoja të rënda si të shtëna nga policia dhe vrasjet e individëve që ndodheshin jashtë gjatë orës policore/ndalimit.

Sot, perspektivat kanë evoluar në mënyrë që ata që dikur shprehnin skepticizëm dhe e quanin veten “covidiotë” dhe teoricienë të konspiracionit po bëhen gjithnjë e më mainstream. Sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit, Suedia, një nga vendet më pak të mbyllura në botë, rezultoi më mirë në përgjithësi sesa vendet me juridiksione më kufizuese.

Edhe qeveria gjermane, e cila ka udhëhequr një regjim të mirëfilltë të Covid që ka përfshirë bllokime të shumta, testime të detyrueshme, maskim dhe vaksinim të detyrueshëm, tani është e ekspozuar ndaj kritikave. Dhe jo nga dikush tjetër, por nga vetë ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach, i cili e zbatoi një politikë të tillë. Është bërë një hap më tej: Tani ai po përballet me një mori padish për dëmin e vaksinave.

Në SHBA, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Biden, Anthony Fauci, u përball me pyetje të ashpra para Kongresit të SHBA-ve lidhur me financimin e tij të supozuar të kërkimit mbi virusin, në mënyrë që të merr detyrën/funksionin, për të cilin disa besojnë se ka shkaktuar pandeminë.

Ndryshe nga establishmenti politik perëndimor, në pjesën më të madhe të botës në zhvillim masa të tilla kufizimesh për shkak të Covid u konsideruan të ashpra që në fillimet e imponimit të tyre. Siç ka treguar hulumtimi i shoqatës bamirëse Collateral Global, ndërmjet viteve 2020 dhe 2022, miliona njerëz në mbarë botën do të vuajnë nga pasiguria ushqimore dhe humbja e arsimit apo e jetesës.

Të tjerë u burgosën në lagje të varfra ose u rrahën nga policia e panikuar. Nivelet e përshkallëzuara të borxhit kombëtar dhe inflacioni global kanë bërë që gjysma e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të ulëta mesatare të shkurtojnë buxhetet shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, ndërsa dy të tretat e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të ulëta mesatare kanë shkurtuar shpenzimet për arsimin. Subvencionet për ushqimin dhe karburantet, të cilat shërbyen si një mjet shpëtimi për të varfërit, janë shkurtuar për shkak të rritjes së pagesave të borxhit. Për vende si Sudani, masat shtrënguese janë dëshmuar tragjike.

Duke pasur parasysh këto fakte, sot tingëllon absurde dhe hipokrite të thuash refrenin dikur popullor, i cili u përsërit pa pushim gjatë kohës së pandemisë, se “ne jemi të gjithë në këtë së bashku”. Sidomos nëse përballeni me faktin se në epokën trevjeçare të Covid-it, nga njëra anë janë krijuar 500 miliarderë të rinj, dhe nga ana tjetër, në Azinë Jugore kanë vdekur 228.000 fëmijë, për shkak të anulimit të shërbimeve shëndetësore (sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara).

A tingëllon e njohur profecia e Orwellit nga “Ferma e Kafshëve” se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”!? Disa e quajnë atë „kolonializëm shëndetësor“ për një tjetër imponim të masave shtrënguese ndaj të varfërve të botës: nga India në Kenia dhe nga Argjentina në Senegal.

A ishin vaksinat shpëtimi?

Përveç izolimit, vaksinat ishin çështja tjetër e diskutueshme që duhet të marrë përgjigje përpara një vale të re të mundshme të Covid-19 këtë vjeshtë. Në fillim të pandemisë, të shpallur si shpëtimi i njerëzimit nga koronavirusi, ata kaluan një trajektore ndryshimi: nga – me siguri do t’ju mbrojnë nga infektimi, te – shanset tuaja për t’u infektuar janë më të ulëta sesa nëse nuk do të ishit të vaksinuar, deri te – nuk ka asnjë garanci që nuk do të infektoheni, por do të keni një pasqyrë klinike më të lehtë. Së fundi, për të përfunduar me shpjegimin se edhe të vaksinuarit vdesin nga Covid, por në një numër shumë më të vogël (?!).

Për skeptikët ndaj Covid-it, kjo do të thoshte se gjithçka në fushatën e vaksinës ishte relative, pasi çdo deklaratë e njëpasnjëshme hodhi poshtë atë të mëparshmen, një verifikim shkencor i munguar, bazuar në një bazë empirike të periudhave kohore afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, të cilat do të tregonin kundërindikacionet e mundshme dhe efektet anësore të vaksinimit.

Burimi: pixabay.com

Është pohuar vetëm në mënyrë deklarative se vaksinat janë plotësisht të sigurta dhe se nuk ka asnjë rrezik për t’i marrë ato. Megjithatë, askush nuk ka dashur të vendosë firmën e tij dhe ta garantojë atë me shkrim.

Kurse për mjekësinë dhe farmakologjinë e aplikuar koha është parametri më i rëndësishëm në të cilin monitorohet aplikimi i një medikamenti që gjendet në treg dhe përcaktohet suksesi i tij, pra nëse dhe sa kundërindikacione kërcënuese për jetën ka.

A e kujton ndokush sot ilaçin më të popullarizuar për parandalimin e aciditetit në stomak Ranitidine? Ky medikament, i zbuluar në Angli në vitin 1976 dhe i vënë në përdorim komercial në vitin 1981, pas 38 vitesh përdorim, u tërhoq menjëherë nga përdorimi në vitin 2019, fjalë për fjalë në 24 orë, sepse u konstatua se mund të shkaktonte kancer në stomak/lukth.

Cila është distanca kohore dhe reagimet për vaksinat në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë? A kryejnë sot Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe sistemet kombëtare të shëndetësisë kërkime që monitorojnë statistikisht se sa prej atyre që kanë vdekur nga patologji të ndryshme janë vaksinuar kundër Covid apo jo? A ka tregues statistikorë nëse vdekshmëria e të vaksinuarve nga sëmundje të tjera është rritur apo ulur në krahasim me ata që nuk janë vaksinuar? A përfaqëson vaksina një faktor komorbiditeti për sëmundje të tjera apo jo?

Derisa publikut t’i ofrohen përgjigjet për këto pyetje, është e kuptueshme që një pjesë e tij do ta shohë vaksinën me skepticizëm dhe do të besojë se ekziston një komplot i gjerë sekret, i motivuar nga interesa financiare si dhe nga agjenda të errëta për të shpopulluar njerëzimin.

Me përjashtim të supozimit, askush nuk mund të pretendojë tani në mënyrë autoritative, shkencërisht dhe në mënyrë holistike se në të ardhmen vaksina nuk do të shkaktojë pasoja shëndetësore për atë që e ka marrë dhe as që përjashtohet që disa anomali dhe keqformime fetale të mos transmetohen nëpërmjet prindërit. Sigurisht, kjo nuk do të thotë, në përvojën me Ranitidinën, që ne duhet të kishim pritur 40 vjet që të miratohej një vaksinë kundër Covid, megjithatë, e drejta për të zgjedhur lirisht për të vaksinuar ose jo duhet të ishte pika fillestare, në vend që njerëzit të ishin të detyruar ta bëjnë këtë.

Mosbesimi ndaj autoriteteve dhe institucioneve shëndetësore u shpreh në mënyrë eksplicite nga kongresmeni amerikan Ron Paul në rubrikën e tij “Varianti” i ri i Covid-it – pikërisht në kohë për sezonin zgjedhor!”, në të cilën ai shkruan: “Ata nuk do të na lënë as ta përmendim rritjen e vdekshmërisë ose miliona njerëz që mund të kenë qenë të rrezikuar për shëndetin nga vaksina. Ata duan që ne të besojmë se sportistët 20-vjeçarë, të cilët janë në fuqi të plotë fizike, kanë vdekur gjithmonë vetëm nga ataku në zemër. Gjithçka është normale dhe mos vini në dyshim asgjë! Sepse ju do të jeni një lloj teoricieni konspirativ dhe mohues i shkencës.”

Çfarë kërkon Organizata Botërore e Shëndetësisë?

Në situatën post-covid, e cila karakterizohet nga polarizim i plotë (për një pjesë të publikut, autoritetet dhe institucionet politike janë diskredituar, dhe shkenca mjekësore është komprometuar dhe akuzuar se ka shitur parimet, kodin dhe etikën e saj për hir të utilitarizmit), larg syve të publikut, Asambleja Botërore e Shëndetësisë (OBSH), organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbajti mbledhjen e saj vjetore në maj të vitit 2023.

Në këtë mbledhje janë propozuar për miratim disa amendamente, të cilat janë konsideruar të diskutueshme dhe të papranueshme për disa shtete anëtare.

Sipas ndryshimeve të propozuara të OBSH-së në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR), të cilat datojnë që nga viti 2005, burimet dhe kompetencat e OBSH-së, do të zgjerohen më tej, veçanërisht ato të Drejtorit të Përgjithshëm, i cili në mënyrë të pavarur mund të shpallë emergjenca në cilëndo pikë të botës. Përkufizimet e pandemive dhe emergjencave shëndetësore do të ndryshoheshin për të përfshirë ato që kanë potencial për të shkaktuar dëm, në vend që, si tani, vetëm ato që shkaktojnë dëm të vërtetë.

Ndryshimet që po shqyrtohen përfshijnë mbylljen e kufijve, karantinat dhe ekzaminimet mjekësore të qytetarëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë do të jetë gjithashtu në gjendje të ndajë të dhënat e vendit pa pëlqimin e tij të qartë. Amendamentet e propozuara bëjnë thirrje që OBSH të forcojë kapacitetin e saj globalisht për “të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme”. Të gjitha këto masa duhet të bëhen të detyrueshme për shtetet anëtare për herë të parë.

Një tjetër amendament i propozuar në IHR bën thirrje për kufizime për çdo gjë, nga udhëtimi deri te mbyllja e bizneseve, dhe nga mbledhja e të dhënave nga qeveritë dhe sektori privat deri te luftimi i “dezinformatave” ose “informacioneve të rreme” (për të përcaktuar të vërtetën siç përcaktohet nga OBSH-ja).

Polemikat vazhdojnë edhe në pjesën që mbështet të ashtuquajturin kërkim për të „marrë funksion/detyrë“. Projekt-teksti thekson se standardet e sigurisë që rregullojnë kërkimin mbi „modifikimin gjenetik të organizmave për të rritur patogjenitetin dhe transmetueshmërinë e tyre” nuk duhet “të krijojnë pengesa të panevojshme administrative për kërkimin”. Me fjalë të tjera, ajo për të cilën Anthony Fauci nuk ishte rehat të vihej në pyetje përpara Kongresit, do të lejohej sipas marrëveshjes së re. Për disa, kjo gjuhë është jashtëzakonisht e lejueshme, duke pasur parasysh mundësinë që Covid-19 të ketë origjinën nga një rrjedhje laboratorike.

Amendamentet e diskutueshme trajtohen edhe nga Simon Rinne në analizën e tij “Politika e pandemisë: Formimi i përgjigjes së ardhshme globale shëndetësore”, në të cilën ai thekson se është e qartë – nëse në mënyrë kritike tregoni papranueshmërinë e ndryshimeve të formuluara në këtë mënyrë që ju do të vendoset menjëherë në grupin e skeptikëve të fortë që interpretojnë lëvizjet e OBSH-së si pjesë e një komploti më të gjerë “globalist” kundër demokracisë. Por edhe ata më të moderuarit, të cilët janë vetëm kritikë ndaj politikave të fundit të Covid-19 ose dosies së përgjithshëm të OBSH-së, gjithashtu nuk janë të impresionuar nga ndryshimet, shkruan autori Rinne.

Sipas vlerësimeve të tij, kundërshtarët e fuqive në rritje të OBSH-së kanë shtrirje globale. “Pozicionet shtetërore për këto çështje u zbuluan në takimin e 75-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në vitin 2022, ku administrata Joe Biden paraqiti 13 amendamente të propozuara të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetësisë (IHR). Grupi i Vendeve në Zhvillim (LMIC), i cili përfshinte shumë shtete afrikane, Malajzinë dhe Iranin, e bllokoi këtë masë. “Botsvana ka lobuar në 47 vende afrikane për të kundërshtuar ndryshimet e propozuara të IHR-së dhe zhvillimin e një marrëveshjeje të re pandemike,” përfundon Rinne.

Duke parë listën e vendeve që kundërshtojnë vetëm pranimin e shpejtë dhe jokritik të amendamenteve, krijohet përshtypja se vendet aziatike-afrikane janë të vetmet që kundërshtojnë kërkesat e imponuara të OBSH-së dhe e akuzojnë atë për paaftësi, kapje nga korporatat e industrisë farmaceutike, autoritarizëm dhe kolonializëm shëndetësor.

Në Asamblenë e mbajtur, Rrjeti i Botës së Tretë pretendoi se OBSH-ja kishte margjinalizuar shtetet anëtare në favor të financuesve privatë kur ishte fjala për vaksinat kundër Covid-19. Ata gjithashtu theksuan se financimi i OBSH-së nga shtetet anëtare po zvogëlohej gradualisht dhe 80% e buxhetit tani mbushej nga kontribute vullnetare, shumica e të cilave vinin nga fondacionet private dhe kompanitë farmaceutike.

Ja disa vërejtje të tjera nga Kuvendi, të cilat i referoheshin punës së OBSH-së gjatë pandemisë:

  1. OBSH ekzagjeroi normat e vdekshmërisë dhe injoroi provat e rrezikut të lidhur me moshën – lëvizje që rritën frikën.
  2. Pasi OBSH-ja dikur refuzoi sistemet për “kontroll dhe gjurmim” si joetike dhe joefektive, ajo përfundimisht i miratoi ato kur politika ndryshoi.
  3. OBSH-ja ka refuzuar përfitimet nga imuniteti i natyrshëm.
  4. Pas një vizite të hershme në Kinë, stafi i OBSH-së miratoi plotësisht bllokimin (“lockdown”), duke treguar pak shqetësim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pa ndonjë vlerësim të rrezikut.
  5. Kur vendimet e OBSH-së vihen në pikëpyetje, duket se mbyt mospajtimin, mosmarrëveshjet dhe mendimet ndryshe, në vend që të debatojë për provat e prezantuara.

Afati i fundit për të votuar amendamentet e IHR-së dhe Marrëveshjes Pandemike është maji i vitit 2024.

A do të jetë Covid-19 një hyrje në totalitarizëm?

Pas gjithë këtyre indikacioneve, përfundimi i skeptikëve ndaj COVID-19 mund të shihet në horizont: Covid është një shembull se si një problem shëndetësor global u shndërrua në një interes imanent politiko-financiar. Në një realitet të tillë është normale, sipas tyre, që masat e marra të kenë qenë mbi të gjitha të motivuara politikisht dhe të instrumentalizohet profesioni i mjekësisë.

Nëse kësaj i shtojmë edhe shembujt e censurës së një opinioni tjetër në Facebook, për të cilin themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, dëshmoi para Kongresit në qershor të vitit 2023, frika e një pjese të publikut për kohën distopike përpara njerëzimit është jo vetëm një paranojë dhe një teori konspiracioni, veçanërisht nëse miratohen ndryshimet e propozuara të OBSH-së.

Burimi: Respublica