AFP: Messi do transferohet në Arabinë Saudite

Agjencia Franceze e lajmeve AFP raportoi këtë të martë se Lionel Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm pas përfundimit të kontratës së tij me PSG, raporton Klan.

Një burim saudit, i cili është afër negociatave, i tha agjencisë franceze të shtypit se marrëveshja që do të nënshkruajë Messi është “e madhe”. Sipas mediave franceze, bisedimet kanë marrë fund gjatë udhëtimit të tij të paautorizuar në Arabi javën e kaluar, për të cilën ai u pezullua nga PSG.

Kontrata që i është vënë ish-lojtarit të Barcelonës thuhet se mbulon dy sezone, duke përfshirë një të tretë të mundshëm opsional. Besohet se Messi do të ketë një pagë rekord, e cila është vlerësuar në mes 500 dhe 600 milionë Eurove.

Largimi i tij për në Mbretërinë Saudite është punë e kryer, ka thënë burimi për AFP. Agjencia shtetërore e shtypit kontaktoi PSG, e cila u përgjigj se kontrata e lojtarit të tyre do të përfundonte muajin e ardhshëm.