48 palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit në 24 orët e fundit në Gaza
Raportohet se ushtria izraelite ka vrarë 48 palestinezë dhe ka plagosur 70 në sulmet e kryera në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e saj, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 332 ditë.
Në deklaratë thuhet se në 3 masakra të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit 48 persona kanë mbetur të vrarë dhe 70 të plagosur.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 40.786 ndërsa numri i të plagosurve në 94.224.
Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në rrugë, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.