2026-a vit i madh koncertesh në Prishtinë dhe Shkup, do të performojnë Deep Purple, Joss Stone dhe Marigona

Prishtina dhe Shkupi do të jenë epiqendër e tri koncerteve të mëdha muzikore gjatë vitit 2026, ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë nga afër emra të njohur vendorë e botërorë, përfshirë edhe legjendat e rock-ut Deep Purple në turneun e tyre të fundit, shkruan Portalb.mk.

Dashamirët e muzikës do të kenë mundësi të shijojnë tri ngjarje të rëndësishme që pritet të shënojnë sezonin koncertal në rajon.

Ngjarja e parë vjen nga Prishtina: koncerti “Përjetë” nga grupi Marigona, që do të mbahet më 18 korrik 2026, në parkingun e Pallatit të Rinisë. Ky koncert është një projekt i strukturuar artistik, me fokus në interpretimin live të repertorit të grupit dhe prezantimin e materialit muzikor në format të dedikuar koncertal.

Ngjarja e dytë madhore është koncerti i artistes së njohur botërore Joss Stone, e cila do të performojë për herë të parë open-air në Maqedoni, më 21 korrik 2026, në ARM Stadium-Shkup, si pjesë e festivalit “Skopje Calling 2026”. Me çmime si Grammy, Brit Awards dhe Mercury Prize, ajo vjen me një performancë që pritet të jetë një nga momentet më të mëdha muzikore të vitit.

Eventi i tretë është koncerti i grupit legjendar Deep Purple, i cili do të mbahet më 11 tetor 2026, në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup. Koncerti është pjesë e turneut të tyre të fundit botëror dhe publiku do të dëgjojë hitet ikonike si “Smoke on the Water”, “Highway Star”, “Hush”, “Black Night” dhe shumë të tjera.

Biletat për të tre eventet mund t’i gjeni në linkun vijues: www.rave-travel.com