200 të burgosur shqiptarë në Angli do të transferohen në Shqipëri
Shqipëria ka nisur zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar me Britaninë e Madhe për të burgosurit shqiptarë në shtetin ishullor, raporton Klan. Kjo vjen pas nënshkrimit të komunikatës së përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama dhe atij britanik Rishi Sunak në Dhjetor 2022.
Ministria e Drejtësisë bën me dije se 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej 4 vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.
Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.