Në territorin e të gjithë vendit deri ora 18:00 janë regjistruar 11 zjarre aktive, transmeton Portalb.mk.
3 janë nën kontroll ndërsa 11 tjera u shuan.
Zjarret aktive ndodhen në:
- Vasillevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Niviçinë, mali Golem Goten dhe Malet e Maleshevës(pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
- Prilep 1 – fsh. Beshishte, vendi Kodra e Beshishtës, një drejtim drejt fsh. Gradeshnicë dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier)
- Prilep 2 – i kontrolluar midis fshatrave Careviq dhe Smollan, por aktiv drejtimi për fshatin Dren (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
- Brodi 1 – fsh. Creshnevë (vegjetacion i ulët)
- Brodi 2 – midis fshatrave Lokvicë dhe Krapë (pyll lisash i degraduar, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
- Shtip – midis fshatrave Dragojevë dhe Sellcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë)
- Karbinc – fsh. Junuzli (pyll)
- Zelenikovë – fsh. Gumalovë (vegjetacion i ulët dhe i përzier)
- Staro Nagoriçane – fsh. Rugjincë (pyll, bar i thatë dhe një shtëpi e përfshirë)
- Kumanovë 1 – lagjja Ristovo Trllo (bar i thatë)
- Kumanovë 2 – fsh. Romanovcë (bar i thatë)
Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit vendi përballet r me shumë zjarre në pyje.
Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).
Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.