Erë e fortë në Shkup: Druri ra mbi një grua, intervenuan zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë

Era e fortë në Shkup ka bërë që të rrëzohet një dru afër “Universitetit Evropian” në Shkup, përcjell TV21. Druri i rrëzuar ka rënë mbi një grua. Në terren kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta largojnë drurin dhe me ndihmë të shpejtë guraja është dërguar në spital, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftuan se moti sot do të jetë pjesërisht i vranët. Gjatë ditës në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 27 deri në 35 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në pjesë të luginës në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë e fortë (mbi 70 km/h) dhe me breshëri. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Qendra për menaxhim me kriza rekomandon që në rast rrufeshë të kihet vigjilencë më të madhe, të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën pemë.

Gjithashtu, nesër the pasnesër në Maqedoni është paralajmëruar se do të ketë mot dukshëm më të freskët me temperatura më të ulëta krahasuar me ato aktuale për gjashtë deri në tetë gradë. Do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi verior.