RMV, brenda ditës mund të bëhet termini, fotografimi dhe nxjerrja e pasaportës

Ministria për Punë të Brendshme ka paralajmëruar që procedura për nxjerrjen e pasaportave me procedurë të shpejtë tashmë është më efikas, pasi mund të kryhet brenda ditës, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka më pritje me muaj për fotografim me procedurë të shpejtë për pasaportë në Shkup dhe nga dita e sotme qytetarët të cilët do të kërkojnë termin, të njëjtin do të marrin për të njëjtën ditë ose në ditën e ardhshme”, deklaroi ministri Pançe Toshkovski.

Ai vlerësoi që një përshpejtim i tillë i procedurave është i mundshëm me riorganizimin dhe rritjen e kapaciteteve në pjesën e shërbimeve administrative.

Ndryshe, ministri Toshkovski dje raportoi që për dy javët e fundit janë shpërndarje gjithsej 12 476 letërnjoftime të gatshme te qytetarët. Javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur edhe 400 mijë formularë të ri për letërnjoftime. 

Ndërkohë banorët e Shkupit mund t’i marrin letërnjoftimet e reja në stacionet policore sipas vendbanimit. Po ashtu, banorët të Shkupit kanë mundësi të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit, patentë shoferit dhe pasaportës përmes ueb-faqes së MPB-së. Kontrollimin mund ta bëni në këtë link.