Zudi Enuzi Koka drejtor i ri i MEPSO-s

Zudi Enuzi Koka është emëruar drejtor i ri i ShA MEPSO, duke zëvendësuar drejtorin e shkarkuar Suria Rashidi. Emërimi i tij do të zyrtarizohet pas regjistrimit në Regjistrin Qendror, transmeton Portalb.mk.

Zudi Enuzi Koka është anëtar i Aleancës për Shqiptarët, parti partnere e koalicionit në Qeveri.

Koka më herët ka qenë drejtor i NP “Higjiena Komunale”, por u shkarkua nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Emri i tij u përmend vitin e kaluar në kuadër të protestave kundër propozimit francez, kur vëllai i tij Cufi Koka qëlloi mbi protestuesit që kalonin pranë hotelit të tij në sheshin Skënderbej dhe më pas u arrestua.

Koka është i diplomuar në drejtësi dhe deri vonë ka qenë shef i kabinetit të drejtorit të shkarkuar Rashidi.