Zjarri në rajonin Likovës është aktiv prej tre ditësh, ndodhet në terren të paarritshëm

Zjarri në terren të paarritshëm mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë të Likovës është aktiv për të tretën ditë radhazi, njoftoi sot Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

Ekipet e “Pyjeve Kombëtare” po ndërhyjnë me automjete motorike në zjarrin, i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pyjet me kërcell të ulët. Siç raportoi QRMK, punonjësit e degës së Kumanovës arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij drejt Llojanit.

Zjarrfikësit nga Nagoriçani i Vjetër po shuanin një zjarr në bar të thatë, drithëra dhe vreshta që digjeshin në zonën e fshatrave Kleçovcë-Dozvezncë. Bar i thatë digjej edhe pranë rrugës “Inudstriska” në Kumanovë, dhe u shua nga zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës, të cilët ndërhynë edhe në një shtëpi familjare në qytet, ku digjej kuzhina.