Zjarr në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, po përhapet drejt pyllit
Në këto orë të mesditës është paraqitur zjarr në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, njofton Portalb.mk.
Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në zjarrin në Bllacë po digjet bar i thatë dhe zjarri po përhapet drejt pyllit.
Nga QMK thonë se ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit tashmë kanë mbërritur në vendngjarje.
“Në vend janë edhe pjesëtarë të policisë. Të informuara janë edhe Komuna Çuçer-Sandevë dhe Ndërmarrja Publike Karaxhica”, kumtuan nga QMK-ja.