Orce Gjorgjievski, kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit

Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE-ja për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, njofton Portalb.mk.

Vendimin e kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski pas seancës së sotme të Komitetit ekzekutivv që u mbajt në selinë e partisë në Shkup, duke theksuar se bazohet në anketat të cilat tregojnë se Gjorgjievski udhëheq bindshëm madje edhe pesë herë më shumënë krahasim me kuadrot që përmenden nga LSDM-ja, ndërsa si kryetar komune ka treguar rezultate.

Janë konfirmuar edhe kandidatët për komunat Gazi Babë, kryetari aktual Boban Stefkovski, për Karposhin Sotir Llukroski nga sektori privat, për Llozovën kryetari aktual i komunës Boshko Cvetkoski, për Pehçevën kryetari aktual Aleksandar Kitanski, për Resnjën kryetari aktual Jovan Tozioski, për Zërnovcin kryetari aktual Borçe Kocev.

Paraprakisht janë publikuar kandidaturat për 33 komuna të cilat partia qeveritare i konfirmoi në seancat e Komitetit ekzekutiv në maj dhe qershor – për Manastirin, Kavadarin, Ohrin, Velesin, Shtipin, Gjevgjelinë, Aerodromin, Butelin, Gjorçe Petrovin, Çuçer-Sandevën, Sveti Nikolen, Karbincin, Gradskon, Zelenikovën, Ilindenin, Konçen, Dellçevën, Novo Sellën, Vasilevën, Bosillovën, Berovën, Petrovecin, Vevçanin, Bërvenicën, GJegunocin, Makedonski Brodin, Mogillën, Probishtipin, Bogdancin, Demir Kapinë, Rosomanin, Novacin dhe Debarcën.