Zgjedhjet në Bërvenicë, 116 persona nga kjo komunë sot mund të votojnë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka filluar procedurën për realizimin e të drejtës së votës për 116 qytetarë të Komunës së Bërvenicës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme lokale, transmeton Portalb.mk.
“Gjithsej 107 persona të sëmurë ose të plogësht mund të votojnë për kryetar të komunës Bërvenicë. Të drejtën e votës mund a realizojnë edhe gjithsej 9 persona që janë në vuajtje të dënimit me burg”, raportoi KSHZ-ja.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bërvenicës po vëzhgohen nga 61 vëzhgues, ashtu që 5 prej tyre janë ndërkombëtar.
Nesër (1 nëntor) do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ku për të parin e Komunës do të garojnë Stojanço Radiçevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë u mbajtën pasi më 23 qershor 2026, në moshën 58-vjeçare, ndërroi jetë kryetari i atëhershëm i komunës, Jovica Ilievski.