Zgjedhjet lokale në mars do të jenë të fundit për mua, deklaroi Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se zgjedhjet lokale të cilat pritet që në Turqi të mbahen më 31 mars, do të jenë të fundit për të, duke paralajmëruar fundin e pushtetit të tij mbi dy dekadësh, shkruan Reuters, transmeton Portalb.mk.

“Sipas mandatit që është dhënë me ligj, këto i kam zgjedhjet e fundit. Punojmë pa ndalur. Rezultatet nga këto zgjedhje do të jenë bekim për vëllezërit dhe motrat e mia të cilët do të vijnë pas meje, ajo do të jetë transferim i besimit”, deklaroi Erdogan.

Kjo është hera e parë që Erdogan flet për largim nga pushteti, që e ka marrë në vitin 2003. 70-vjeçari Erdogan është i bindur se partia e tij konservatore do të vazhdojë të qeverisë në Turqi edhe pas tij dhe se në këto zgjedhje lokale do ta fitojë Stambollin, të cilin e humbi në vitin 2019-të.

Erdogan ishte kryetar i Stambollit në vitet 1994-1998, ndërkaq kryeministër për herë të parë u zgjodh në vitin 2003, kur asokohe ky funksion kishte më shumë pushtet. Prej atëherë i ka fituar mbi 10 palë zgjedhje, ndërkaq mandatin e ri pesëvjeçar e fitoi vitin e kaluar.