Zelenskyy: Ushtria ukrainase zmbraps njësitë ruse në disa drejtime në frontin lindor
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se forcat e Ukrainës kanë zmbrapsur njësitë ruse në disa drejtime në frontin lindor të vendit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy tha se kanë mbajtur Takimin e Kryekomandantit të Shtabit.
“Në takim foli komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi”, theksoi Zelenskyy i cili shtoi: “Dëgjuam raportin e Syrskyi se njësitë me një përpjekje të madhe kanë ndalur armikun dhe madje i kanë zmbrapsur ato në disa drejtime”.
Zelenskyy potencoi se në takim edhe komandantët e forcave të mbrojtjes në Tavriya, Odessa dhe rajoneve veriore dhanë informacione lidhur me situatën aktuale në fronte dhe se këto rajone ndodhen nën kontroll.
“Në takim përcaktuam nevojat parësore të ushtrisë së Ukrainës. Morëm informacione lidhur me pajisjet dhe municionet e brigadave të reja të formuara”, tha presidenti ukrainas.
Ai nënvizoi se në takim shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe ministra të tjerë kanë paraqitur raporte të rëndësishme.
Presidenti ukrainas, Zelenskyy tha se kanë kontrolluar të gjitha marrëveshjet afatgjata lidhur me furnizimin e municioneve dhe raketave.