Zelensky uroi Pashkët: Fitorja e Ukrainës do të jetë ‘festa e përbashkët’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sot shënoi festën e Pashkëve, teksa uroi popullin e tij, si dhe ata që festojnë festën në Evropë, Azi, Amerikën Latine, Afrikë dhe Australi, transmeton Anadolu.

“Kjo është bota moderne. Një botë që kërkon të jetojmë të lirë. Një botë në të cilën vlerësohet jeta, respekti dhe barazia e çdo njeriu. Sot, Ukraina po e mbron këtë botë. Ajo lufton për tokën e saj dhe lufton për vlerat e saj”, tha Zelenskyy në një mesazh në Telegram.

Zelenskyy, i cili mori pjesë në një darkë iftari me muslimanë ukrainas dy ditë më parë, tha se së shpejti do të urojë hebrenjtë ukrainas për fundin e Pashkës hebraike.

Zelenskyy më tej vuri në dukje se ai gjithashtu do të urojë të gjithë ata që do të festojnë Pashkët ortodokse më 16 prill.

“Ne mund të praktikojmë fe të ndryshme, por ne besojmë njëlloj në liri. Ne mund të kemi tradita të ndryshme, por ka një të përbashkët për të gjithë ne – është mbrojtja e tokës sonë amtare”, tha ai gjithashtu.

Ai shtoi se pavarësisht festimeve të festave në data të ndryshme, një fitore e Ukrainës në luftën me Rusinë do të jetë e përbashkët për të gjithë në Ukrainë dhe “të gjithë botën e lirë”.