Zelensky ka nënshkruar projektligjin për uljen e moshës së rekrutimit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një projektligj për uljen e moshës së mobilizimit për detyrën luftarake, raporton KlanKosova.

Sipas uebfaqes së parlamentit ukrainas, mosha është ulur nga 27 në 25, shkruan Sky News.

Ligji u parashtrua për herë të parë në fund të vitit të kaluar, kur presidenti ukrainas tha se ushtria kishte propozuar mobilizimin e deri në 500 mijë ukrainas.