Yll Limani rikthehet në Shkup me “TSN”: Do të jetë natë e paharrueshme

Edhe dy ditë kanë mbetur deri kur Shkupi do të mirëpresë një nga koncertet më të mëdha të kësaj vere. Yll Limani do të performojë në Stadiumin e ARM-së, në kuadër të turneut të tij ndërkombëtar, duke sjellë një mbrëmje me emocione dhe hitet e tij më të njohura, shkruan Portalb.mk.

Përveç këngëve të njohura ndër vite, publiku pritet të dëgjojë live edhe këngë nga albumi i ri “Thirrëm Sot Ose Nesër”.

Përmes një njoftimi, artisti tha se kanë punuar pafund për t’i dhuruar publikut një natë të paharrueshme në Shkup.

“Fokusi është te shfaqja, të ju garantojmë juve që keni blerë bileta net me muzike, emocion, lot dhe gëzim”, shkroi Yll Limani.

Biletat janë në shitje online përmes: avalonbooking.mk dhe karti.com.mk dhe pikat e shitjes së karti.com.mk në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Kategoritë dhe çmimet:
•⁠ ⁠Regular: 1.500 MKD
•⁠ ⁠Fan Pit: 2.500 MKD (numër i kufizuar, vetëm 400 bileta)
•⁠ VIP: 4.990 MKD

Kujtojmë se koncert të ngjashëm artisti solli edhe verën e kaluar në Shkup.

Afishja e koncertit në Shkup “Thirrëm Sot Ose Nesër”. Foto: Avalon International Booking (Facebook)
Afishja e koncertit në Shkup “Thirrëm Sot Ose Nesër”. Foto: Avalon International Booking (Facebook)