Xhevrije Latifi: Meritokracia të mos jetë vetëm slogan por realitet, të rinjtë po na ikin 

Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me Xhevrije Latifi, studente e shkencave juridike. 

Me Xhevrijen folëm rreth vështirësive që të rinjtë hasin çdo ditë gjatë studimeve, gjithashtu biseduam mbi motivimin e ulët te të rinjtë për të qëndruar në vendin e tyre. 

Ajo gjithashtu foli mbi rëndësinë e lidhjes së arsimit të lartë me tregun e punës. 

“Dua që meritokracia të mos jetë vetëm një slogan por të jetë një realitet në vendin tone” tha ajo.