Xhaka afër përmbylljes së ofertës me ekipi gjerman

Gjithçka shkon tek fakti se mesfushori Granit Xhaka do të rikthehet në Bundesligë në merkaton e verës. Futbollisti 30-vjeçar zviceran mund të vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen, raporton ABC.

Siç raporton në rrjetet sociale Fabrizio Romano, kostoja e transferimit të Xhakës te “Aspirinat” duhet të jetë 15 milionë euro. Vihet re se lojtari pothuajse ka rënë dakord për kushtet e kontratës deri në mesin e vitit 2027.

Kujtojmë se më herët në Gjermani, Xhaka ka luajtur për Borussia Mönchengladbach. Nga ky klub zvicerani me orgjinë shqiptare kaloi te Arsenali në verën e vitit 2016.