WhatsApp thotë se përdoruesit mund të krijojnë grupe pa i emërtuar

WhatsApp së shpejti do tu japë mundësinë përdoruesve të krijojnë grupe bisedash pa pasur nevojë tu vendosin një emër tha CEO i Meta Mark Zuckerberg, transmeton pcworld.al.

Grupet pa emër do të kenë një emërtim që gjenerohen automatikisht bazuar në anëtarët e tyre. Në një imazh të publikuar nga Zuckerberg mund të shohim një grup me emërtim “Rocco & Li-Chen.”

Edhe pse është një funksionalitet i vogël, është i dobishëm për ata përdorues të cilët po krijojnë një grup thjeshtë një eveniment të caktuar.

Sipas TechCrunch, grupet pa emër do të jenë të kufizuar në vetëm 6 anëtarë dhe 1000+ që mund ti bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Aplikacioni do të përdorë emrat e anëtarëve për të përcaktuar një emërtim dhe për anëtarë të ndryshëm, emërtimi i grupit shfaqet ndryshe.

Funksionaliteti i ri do të lançohet globalisht në ditët në vijim për përdoruesit në iOS, Android, web dhe macOS.