RMV, janë lokalizuar zjarret në Saraj dhe Krivogashtan, janë hedhur mbi 45 tonë ujë

Helikopter i tipit “Bell 212” sot ka vepruar 45 herë dhe ka hedhur 40 tonë ujë në shuarjen e zjarrit në Komunën e Krivogashtanit. Së bashku me zjarrfikësit e Brigadës zjarrfikëse Krivogashtan, Prilep dhe Krushevë zjarri është vendosur tërësisht nën kontroll, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Sektori i njësitit të aviacionit të MPB-së pas kërkesës së marrë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) për shuarje të zjarrit që shpërtheu sot rreth orës 14 në territorin e Komunës së Krivogashtanit, midis fshatrave Podvis dhe Godivje, e ka dërguar helikopterin.

Nga MPB-ja informojnë se Sektori i njësiteve të aviacionit gjithashtu pas një zjarri të denoncuar nga ana e QMK-së në Komunën e Sarajit, tek fshati Lubin, ka intervenuar me helikopter të tipit “Mi-171”.

“Dy herë saktë hodhi 5 tonë ujë dhe së bashku me ‘Er traktorët’ e DMSH-së ndihmoi në shuarjen e plotë të zjarrit”, thonë nga MPB-ja.