Vuçiçi zgjodhi Brnabiçin në krye të qeverisë së re, por jo për një mandat 4-vjeçar

Presidenti i Serbisë ka emëruar kryeministren Ana Brnabiç për të kryesuar kabinetin e ardhshëm të vendit, raporton EN. Në një konferencë për shtyp në Beograd  Aleksandër Vuçiç tha se vendimi ishte “i ndërlikuar”.

Ai shtoi se Brnabiç nuk do të shërbejë një mandat të plotë katërvjeçar, sepse do të ketë ndryshime të paspecifikuara në qeveri në vitin 2024.

Ana Brnabic, e cila është nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS), është personi i parë nga radhët e LGBTI që mbante postin e kryeministrit kur Vuçiç i dha asaj mandatin e parë në 2017.

Brnabic tanimë duhet të paraqesë emrat e kabinetit që do të miratohen në parlament. SNS dhe partneri i saj tradicional, Partia Socialiste e Serbisë, kanë shumicën në legjislaturë.

Vuçiç zgjodhi gjithashtu kryetarin e bashkisë së Novi Sadit, Milos Vuçeviç, për zëvendëskryeministër. Ai tha se kreu i SNS Ivica Daçiç do të shërbejë gjithashtu si zëvendëskryeministër dhe do të mbikëqyrë shërbimet e sigurisë.