Vrasje para një kazinoje në Kavadar, tre persona janë privuar nga liria

Në orën 04:56, Departamenti i Punëve të Brendshme i Kavadarit mori njoftim se në hyrjen e pasme të një kazinoje në rrugën Nikolla Minçev në Kavadar, disa persona sulmuan fizikisht një person, i cili ra në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Policët nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Kavadarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se personi në fjalë ishte P.T. (43) nga Kavadari, i cili, pavarësisht ndihmës së ofruar, u shpall i vdekur nga ekipi i Shërbimeve të Urgjencës Mjekësore në orën 05:15.

Menjëherë pas kësaj, dhe për shkak të dyshimit për përfshirje në incident, D.B. (26), M.Gj. (35) dhe D.S. (27), të gjithë nga Kavadari, u privuan nga liria. Ata u ndaluan dhe u mbajtën në një stacion policor.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit dhe policë po inspektojnë vendin e ngjarjes, kamerat e mbikëqyrjes së kazinosë, dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse kundër autorëve.