Votimi kryesor për raportin e RMV-së në Parlamentin Evropian do të zhvillohet në korrik
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Weitz, shprehu kënaqësinë për mbështetjen politike për raportin e tij mbi Maqedoninë e Veriut. Propozimi për të shtuar fjalën “modern” ose bashkëkohor para gjuhës maqedonase u refuzua, por raporti do të votohet në një seancë plenare në korrik, transmeton Portalb.mk.
Raporti u votua në një atmosferë reagimesh të nxehta midis politikanëve maqedonas dhe bullgarë, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) sot, më 24 qershor, miratoi raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 dhe 2024, i cili u përgatit nga raportuesi, eurodeputeti austriak Thomas Weitz.
Vota për raportin fillimisht ishte planifikuar të bëhej më 4 qershor, por u shty pikërisht për shkak të presionit të fortë politik nga eurodeputetët bullgarë.
Propozimi – raporti i Weitz u miratua me 40 vota “pro”, 19 “kundër” dhe 10 “abstenime”, rezultate që tregojnë mbështetje të fortë, por jo unike, për raportin.
“Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund të dorëzonim një raport të ekuilibruar mirë. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociatash, ne duhet ta ruajmë vrullin dhe ta çojmë përpara procesin e zgjerimit”, tha Weitz pas votimit.
Por vendimi kryesor ende nuk është marrë, pasi raporti nga Komiteti duhet të paraqitet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të planifikuar për periudhën nga 7 deri më 10 korrik në Strasburg.
Në dy vende në Raport, përmendet drejtpërdrejt “identiteti dhe gjuha maqedonase”, gjë që ka provokuar reagime nga politikanët bullgarë dhe maqedonas.
Neni 2 i raportit, i përgatitur nga Weitz, thotë se “Parlamenti Evropian i bën thirrje Këshillit Evropian t’i japë mbështetje publike dhe të qartë Maqedonisë së Veriut në qëllimin e saj për të marrë shpejt dhe pa kushte një vendim pozitiv për të hyrë në fazën tjetër të negociatave të pranimit pas përmbushjes së kushteve të Konkluzioneve të saj të 18 korrikut 2022, duke respektuar plotësisht gjuhën dhe identitetin maqedonas.”
- LEXO: U miratua raporti për RMV-në, Waiz: Jam krenar për punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise
Përndryshe, Raporti Weitz kujton nevojën për të ruajtur vrullin dhe besueshmërinë e procesit të integrimit evropian dhe vëren se vendi vazhdon të tregojë angazhim ndaj integrimit evropian dhe përputhshmëri me politikat e BE-së.
“Parlamenti Evropian bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat e pranimit, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese; inkurajon të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut të angazhohen në një dialog konstruktiv me qëllim arritjen e konsensusit të nevojshëm mbi këto ndryshime, të cilat do të forconin karakterin multietnik të vendit dhe do të përshpejtonin progresin e tij drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në raportin e Weitz.
Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
- LEXO: Sofja dhe Shkupi përsëri në krizë besimi: Raporti për RMV-në dhe dënimi i Georgievski ngjallën tensione diplomatike
- LEXO: Sofja i kërkoi RMV-së përmbushjen e propozimit francez
- LEXO: Nëse raporti i Weitz nuk kalon, atëherë problemi nuk janë bullgarët në Kushtetutë, por identiteti dhe gjuha, tha Mickoski