Se postimi jep impresionin se shpërndan një video nga Shkupi, shihet nga komentet poshtë tij. Por ka edhe nga ata që e panë se nuk është një qendër tregtare në vendin tonë. Vërtetmatësi e kërkoi videon në Google dhe arriti ta gjente në TikTok ku përshkrimi thotë se është regjistruar në Bratislavë – Sllovaki.
Po analizojmë një postim në Facebook që thotë:
GRUP TURISTIK ME GRUSHTA – LUFTË NË QENDËR TREGTORE
Postimi është mjaft viral dhe ka më shumë se 200 komente. Postimi shpërndan një video ku shihen dy gra duke u përleshur në një qendër tregtare dhe është vendosur në atë mënyrë që duket sikur është nga Maqedonia e Veriut, pra nga Shkupi, duke pasur parasysh që në Shkup ka qendra të tilla më të mëdha tregtare.
Se postimi duket se shpërndan një video nga Shkupi, shihet nga komentet poshtë tij. Por ka edhe nga ata që e panë se nuk është një qendër tregtare në vendin tonë.
Vërtetmatësi e kërkoi videon në Google dhe arriti ta gjente në TikTok, ku përshkrimi thotë se është filmuar në Bratislavë, Sllovaki.
Ne kërkuam disa nga markat dhe dyqanet që mund të shihen në video dhe zbuluam se ato ndodhen në Sllovaki.
Në këtë foto këtu, e cila është reklamë e markës së syzeve “Grand Optical” dhe shihet edhe në video, shihet se është e njëjta qendër tregtare. Sipas reklamës bëhet fjalë për qendrën tregtare Nivi në Bratislavë.
Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se postimit që po analizojmë i mungon konteksti.