Një foto e krijuar me inteligjencë artificiale po përhapet në kontekstin e konfliktit Iran-Izrael

Fotoja e shpërndarë në postim është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe nuk është një foto e vërtetë e një sulmi ajror nga Irani në Izrael dhe thyerjes së Kupolës së Hekurt. Kur Vërtetmatësi vendosi foton përmes një mjeti të zbulimit të fotografive të krijuar nga intelegjenca artificiale (AI), rezultatet treguan se ajo ishte 90 për qind e krijuar nga AI, shkruan Vërtetmatësi

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që shpërndan një foto dhe shkruan:

Hazaro/Amerikan “Iron Dome”

Fotoja e shpërndarë në postim është krijuar nga inteligjenca artificiale (AI) dhe nuk është një foto e vërtetë e një sulmi ajror nga Irani në Izrael dhe thyerja e Kupolës së Hekurt.

Zyra Ekonomike dhe Kulturore izraelite në Taipei deklaroi se nuk ka pasur zjarr serioz në Tel Aviv siç përshkruhet në imazhin në internet dhe se kjo nuk është një foto e vërtetë. As agjencitë ndërkombëtare të lajmeve dhe as mediat kryesore nuk e cituan foton në internet. Përveç kësaj, kulla e paraqitur në imazhin në internet është e ngjashme me Kullën Magnet që ndodhet në qendër të Tel Avivit, pranë ndërtesës së selisë së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit; megjithatë, sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Kulla Magnet nuk është goditur nga një raketë dhe nuk e ka kapluar zjarri, shkruajnë kontrolluesit e fakteve tajvaneze.

Me sy të lirë, mund të shihet se një strukturë rrethore e panatyrshme shfaqet në majë të një prej ndërtesave në imazhin në internet.

Zbulimi i mëtejshëm përmes mjeteve të shumta të identifikimit të fotografive me AI tregoi se fotografia u krijua me ndihmën e intelegjencës artificiale.

 

Më 13 qershor, Izraeli nisi një sulm ajror në Teheran, Iran, Irani më pas nisi një kundërsulm të fortë me raketa. Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet. Megjithatë, fotografia në postimin që po rishikojmë nuk është foto pas bombardimit të Tel Avivit, kryeqytetit të Izraelit, por është krijuar me AI. Kur “Vërtetmatësi” e vendosi foton në një mjet për zbulimin e fotove të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (Sightengine), rezultatet që morëm ishin se ajo ishte 90 për qind e krijuar me AI.

Shqyrtimi i mëtejshëm i videove dhe fotove të bëra nga BBC dhe Associated Press zbuloi se vërtet kishte skena dhe këndvështrime të ngjashme me ato në foto, të cilat qarkullonin në internet, por në atë moment nuk kishte hënë të plotë në qiell, dhe pas rënies së raketave, dukej vetëm tym dhe nuk u ndez zjarr i fortë.

“Kupola e hekurt” (iron dome) është mburoja më e famshme e raketave izraelite, e krijuar për të kapur raketa me rreze të shkurtër veprimi, si dhe granata dhe mortaja në një distancë prej 4 kilometrash deri në 7 kilometra nga vendi i lëshimit.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si një publikim me përmbajtje të ndryshuar.