Vetëm në muajin gusht ka pasur 2 milionë turistë të huaj në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka raportuar që vetëm në muajin gusht ka pasur mbi dy milionë turistë të huaj në Shqipëri, duke e vlerësuar si vit spektakolar, transmeton Portalb.mk.

“Me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta”, shkruan Rama.

Ai njoftoi që sezoni po vazhdon edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm.

Ndryshe, në periudhën janar-korrik 2023, mbi 5,1 milionë vizitorë kanë hyrë në Shqipëri, duke tejkaluar me 31% më shumë shifrat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2022.

Nga të huajt që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, italianët kryesojnë listat, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, pra nga Janari në Qershor, në Shqipëri kanë hyrë mbi 310 mijë italianë. Krahasuar me një vit më parë kjo shifër është rritur me 57%.