Kërkojnë dorëheqje – Studentët refuzojnë dialogun, rrokullisin stolat e gurëve dhe djegin posterin e takimit Rama – Vuçiç

Për të katërtën ditë radhazi, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij, transmeton Ora news.tv.

“Nuk ka dialog”, kanë brohoritur ata përpara Kryeministrisë, duke kundërshtuar ftesën e kreut të qeverisë.

Në shenjë proteste, studentët kanë rrëzuar karriget prej guri të vendosura përpara Kryeministrisë, mbi të cilat ishte vendosur ftesa e Ramës për dialog.

Po ashtu ata i kanë vënë flakën dhe një posteri të takimit Rama – Vuçiç.

Ata vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, duke e bërë të qartë se nuk pranojnë negociata pa plotësimin e kërkesës së tyre politike.