Nga e hëna në RMV fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa aplikimi për imunizim tashmë është hapur përmes sistemit elektronik „Termini Im”, njofton Portalb.mk.

Deri më tani kanë mbërritur 30 mijë doza vaksinash kundër gripit, ndërsa deri më 15 nëntor pritet të sigurohen edhe 26 mijë të tjera. Synimi i autoriteteve shëndetësore është që këtë sezon të sigurohen gjithsej 80 mijë doza.

Përparësi do të kenë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç. Shpërndarja do të bëhet sipas prioriteteve mjekësore.