Nga protesta në Tiranë 59 të lënduar – 34 efektivë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Pesëdhjetë e nëntë persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme në Tiranë, transmeton Euro News Albania.

Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar gjatë protestës së sotme, ndërsa vetëm pak minuta më parë është mbyllur revolta e të rinjve dhe studentëve, e cila pritet që nesër të hyjë në ditën e saj të gjashtë.