Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 161-të
Institucionet shtetërore do të përfshihen në mbështetje të komunës së Dellçevës dhe Kriva Pallankës në tejkalimin e pasojave nga vërshimet, ishte një nga vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në seancën e 161-të, transmeton Portalb.mk.
Qeveria angazhoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor për realizimin e pensioneve prej 27 qershorit.
U miratua teksti i Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për Programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Orkestra i muzikës xhaz do të vendoset në hapësirat prej 475 metra katror, hapësira të Ministrisë së Kulturës të dhuruara nga Qeveria.