Vendimet e Qeverisë në lidhje me rritjen e rrogave, BE-në dhe skriningun

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 153-të, ku ndër të tjera u vendos edhe për rritjen e rrogës te të punësuarit në ndërmarrjet publike shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“U autorizua ministri i shëndetësisë për nënshkrimin e Aneksit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën rriten rrogat e të punësuarve në ndërmarrjet publike në shëndetësi, duke filluar nga rroga e muajit mars të vitit 2023”, deklarojnë nga Qeveria.

Rrogat pritet të rriten për 2000, 2500 ose 3000 denarë.

Në këtë seancë u vendos që të nënshkruhet edhe Aneksi me Bashkimin Evropian, ashtu që Korridori 8 do të futet në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Ky Aneks është përgatitur nga Komisioni Evropian, ndërsa ministri Bllagoj Boçvarski do ta nënshkruan si përfaqësues i vendit javën e ardhshme në Malin e Zi.

Kjo kërkesë në Bashkimin Evropian ishte dërguar nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Italia.

Në lidhje me procesin eurointegrues, Qeveria vendosur që të vazhdon skriningu bilateral për Politika sociale dhe punësim, në kuadër të Kreut 19-të.