Vendet që duan të hynë në BE, nuk i kanë plotësuar kërkesat për qasje më të madhe ndaj tregut të BE-së

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

  • Klasteri 2,3 dhe 4

Klasteri 2: Tregu i brendshëm

Përgatitja

Në klasterin 2. Tregu i brendshëm më para janë Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të ndjekura nga Shqipëria dhe Kosova, e pastaj me nota të ngjashme janë kandidatët lindorë dhe BeH-ja. Është interesante se në disa kapituj më të rëndësishëm, siç janë për shembull Lëvizja e lirë e mallrave ose shërbimeve disa nga kandidatët lindorë janë barazuar me udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor (Ukraina në Kapitullin 1, Gjeorgjia në Kapitullin 3). Nga ana tjetër, në Kapitullin Pronësia intelektuale Maqedonia tashmë mbetet pas Serbisë dhe Malit të Zi.

Grafiku 1: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 2 “Tregu i brendshëm“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Progresi

Vitin e kaluar nuk ka progres të dukshëm në këtë klaster, prandaj paraqiten më shumë nota “0”. Bosnje dhe Hercegovina “arrin” të shënojë rezultat të barabartë me kurrfarë progresi në të gjithë kapitujt, ndërsa Maqedonia nuk ka progres në katër kapituj. Mbisundon nota “progres i kufizuar”. Dinamika e këtillë e progresit nuk është e mjaftueshme nga aspekti i kërkesave për qasje më të madhe ndaj tregut të BE-së.

Grafiku 2: Progresi i vitit të kaluar në Klasterin 2 “Tregu i brendshëm“ i Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Klasteri 3: Konkurrenca dhe rritja inkluzive

Përgatitja

Në këtë klaster vihen re nota më të larta për përgatitjen (më shumë “nivele të mira”), por edhe barazim më i madh i kandidatëve lindorë me kandidatët nga Ballkani Perëndimor. Madje, në kapitullin e rëndësishëm Shoqëria Informatike dhe Mediat Ukraina me një notë 3,5 është para Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ukraina dhe Moldavia tashmë janë në fazë të avancuar të procedurës për heqjen e roamingut me BE-në. Përgatitja është më e lartë për kapitujt e Unionit Doganor, Shkencës dhe Hulumtimit, Arsimit dhe Kulturës, ndërsa më e ulët në kapitullin Politika Sociale dhe Punësimi.

Grafiku 3: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 3 “Konkurrenca dhe rritja inkluzive“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Në këtë klaster Komisioni ka dhënë më pak nota negative – shtatë “0” nga të cilat pesë i përkasin Bosnje dhe Hercegovinës. Kundrejt kësaj, ka më shumë nota “3”, prej të cilave nga dy u përkasin Ukrainës, Moldavisë dhe Shqipërisë. Nota dominuese për progresin është 2 (“e caktuar”). Kryesisht, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë me nota më të ulëta për progresin.

Grafiku 4: Progresi në Klasterin 3 “Konkurrenca dhe rritja inkluzive“ i Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Klasteri 4: Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme

Përgatitja

Në këtë klaster madje janë befasuese notat në disa kapituj, posaçërisht në kapitullin tejet aktual Energjia. Në këtë kapitull si mirë të përgatitura janë vlerësuar Ukraina dhe Mali i Zi (4), pastaj vijon Shqipëria me 3,5, më pas Maqedonia dhe Serbia me 3. Është fakt se të gjitha shtetet e këtij Paketi janë pjesë e Bashkësisë Energjetike nëpërmjet së cilës janë të lidhura me Tregun Unik të Energjisë së BE-së dhe prej këtu rrjedh edhe barazia më e madhe e shteteve në të dy grupet. Megjithatë, notat nuk përputhen plotësisht me notat për implementimin e Bashkësisë Energjetike (sipas Raportit të  vitit 2022). Kështu, duhet në veçanti të merret parasysh domethënia që Ukraina e ka për furnizimin e BE-së me energjensa dhe potenciale për investim. Në Kapitujt Politika e Transportit dhe Rrjetet Transevropiane karakteristik është dallimi midis më të avancuarve Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi me të tjerët. Në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike barazia e shteteve të Paketit nuk do të thotë pozitivitet, sepse notat janë midis 1 dhe 2 – në fazë të hershme ose me nivel të caktuar të përgatitjes.

Grafiku 5: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Progres të mirë shënojnë Mali i Zi në Politikën Transportuese, Moldavia në Energji dhe Ukraina në Mjedisin Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike. Notat më të shpeshta janë përsëri progres i kufizuar (1) ose progres i caktuar (2). Në Kapitullin Energjia vihet re se në vitin e kaluar Ukraina ka firmosur një Memorandum për mirëkuptim me firmën “Vestinghaus” për ndërtimin e 9 centraleve të reja bërthamore.

Grafiku 6: Përparimi i vitit të kaluar në Klasterin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Analiza vijon…