Bashkimi Evropian arriti marrëveshje historike për rregullim ligjor të Intelegjencës Artificiale

Bashkimi Evropian u dakordua të vendosë rregulla më të rrepta për përdorim të ardhshëm të Inteligjencës Artificiale (IA), shkruan Guardian, njofton Portalb.

Negociuesit nga Parlamenti Evropian dhe vendet-anëtare të BE-së u dakorduan për ligj për rregullim të Inteligjencës Artificiale mbrëmë në Bruksel pas negociatave të gjata, në atë që Parlamenti e përshkruajti si ligj të parë në botë të këtij lloji.

Komisioni Evropian ligjin e propozoi në prill të vitit 2021. Sipas ligjit, sistemet për inteligjencës artificiale duhet të karakterizohen në grupe të ndryshme rreziku. Sa janë më të mëdha rreziqet potenciale të aplikacionit, aq më të larta duhet të jenë kërkesat.

Marrëveshja u përshkrua si “historike” nga Thierry Breton, komisioneri evropian përgjegjës për pakon e ligjeve në Evropë që do të rregullojnë gjithashtu mediat sociale dhe internet kërkuesit, duke mbuluar gjigantët si X, TikTok dhe Google.

Franca, Gjermania dhe Italia në nëntor të këtij viti kanë arritur një marrëveshje për mënyrën sesi inteligjenca artificiale duhet të rregullohet. Tre qeveritë e vendeve do të mbështetin “vetërregullimin e detyrueshëm përmes kodeve të sjelljes” për të ashtuquajturat modele themelore AI të cilët janë dizajnuar për të prodhuar një gamë të gjerë rezultatesh.