Vendet që duan të hynë në BE, nuk mund ta kalojnë notën 3 në gjyqësor dhe të drejtat themelore

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

  • Klasteri 1: Themelet
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Këtë vit krahasimi midis anëtarëve të ardhshëm potencialë të BE-së bëhet më interesant, për shkak të bashkëngjitjes së treshes lindore – Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Mbështetemi te analiza e bërë nga Instituti për Politikë Evropiane, në kuadër të projektit të BE-së “Sundimi i së drejtës në kontekst të aderimit në BE”.

Bashkimi Evropian në raporte vlerëson dy aspekte të procesit:

  1. Niveli i përgatitjes – shkalla e përgatitjes sa u përket kërkesave për anëtarësim në fushën/kapitullin adekuat; çdo gjë që është arritur në mënyrë kumulative në proces

Vlerësohet me:

  • Fazë e hershme
  • Nivel i moderuar i përgatitjes
  • Nivel i moderuar me avancim
  • Nivel i mirë i përgatitjes
  • Me avancim solid
  1. Progresi – progresi në fushën/kapitullin në raport kundrejt Raportit të fundit/vitit të fundit.
  • Vlerësohet me:

0 – nuk ka progres

  • Progres të kufizuar
  • Progres të caktuar
  • Progres të mirë
  • Progres shumë të mirë

Klasteri 1: Themelet 

Përgatitja

Në kapitujt “Gjyqësia dhe të drejtat themelore” (23) dhe “Drejtësia, liria dhe siguria” (24) që tani janë “alfa dhe omega” e zgjerimit, kryesojnë për një nuancë Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, me nota “e moderuar” (3) dhe midis “moderuar dhe caktuar” (2,5). Të gjitha shtetet e tjera janë me “nivel të caktuar të përgatitjes” (2), përveç Kosovës që është midis “fazës së hershme” dhe “nivelit të caktuar” (1,5). Serbia e cila është në negociata është me notë të njëjtë si kandidatët e rinj (2). Në Kapitullin 23. Gjyqësia dhe të drejtat themelore çështjet më aktuale për kandidatët lindorë janë vetingu paraprak, vetingu dhe funksionimi i institucioneve gjyqësore, si dhe masat e antikorrupsionit, duke përfshirë këtu edhe ato kundër ndikimit karakteristik të kundërt. Shqipëria arrin një notë relativisht të lartë të përgatitjes, duke iu falënderuar përfundimit të procesit të vetingut. Për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë aktual është implementimi i sistemeve të aplikuara në pajtim me standardet evropiane dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Në reformën e administratës publike dominon nota “e përgatitur në shkallë të moderuar” (3) që e ndajnë Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia, por edhe Gjeorgjia nga kandidatët e rinj. Ukraina, Moldavia dhe Kosova janë vlerësuar me 2, ndërsa pas mbetet Bosnja dhe Hercegovina me 1.

Më të mëdha janë dallimet në kriteret ekonomike ku kryesojnë Maqedonia dhe Serbia me 4 dhe 3,5, pastaj ndiqen nga Mali i Zi dhe Shqipëria (3,5;3). Nga kandidatët lindorë më mirë e përgatitur është Gjeorgjia me 2 dhe 2,5, ndërsa të gjithë të tjerët janë vlerësuar dukshëm më ulët – midis fazës së hershme dhe asaj të caktuar të përgatitjes (1,5 dhe 1).

Në kapitujt e Klasterit (Prokurimet publike, Statistika, Kontrolli financiar) i dukshëm është dallimi midis të përgatiturve në shkallë të moderuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi dhe Shqipërisë (3-3,5) dhe shteteve të tjera, që kryesisht janë në fazë të hershme ose të caktuar të përgatitjes (1-2).

Nëse bëhet përpjekje që të nxirret një “mesatare” për të gjithë klasterin, me afër cakut janë Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, në mes është Gjeorgjia, ndërsa në grupin e tretë do të jetë Ukraina, Moldavia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Megjithatë, mesatarja e notave nuk do të thotë shumë, nëse dihet se kushtet kryesore për progres në këtë proces nxirren nga fushat e institucioneve demokratike dhe kapitujt 23 dhe 24. Prandaj edhe nota mesatare më e lartë e Gjeorgjisë nga kandidatët e tjerë lindorë (që kryesisht u referohet kritereve ekonomike) nuk do të thotë përparësi, sepse për atë janë vendosur edhe më shume kushte më të ndërlikuara për progres në këtë proces, dhe edhe realizimi i tyre është më i ngadalshëm.

Grafiku 1: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 1 “Themelet“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane,
Grafiku 1: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 1 “Themelet“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane

Progresi

Nëse shihet progresi në vitin që lëmë pas, më e shpeshtë është nota “progres i caktuar”. Më e larta “progres shumë i mirë” nuk është dhënë me vite të tëra dhe as edhe këtë vit. Progres i mirë është vënë re vetëm në disa raste. Bëhet fjalë për Ukrainën në Gjyqësi dhe të drejtat themelore, duke iu falënderuar vazhdimit të procesit të ndërprerë paraprakisht të vetingut; Gjeorgjia në Prokurimet publike, Maqedonia dhe Serbia në Statistikë. Nuk ka progres te Maqedonia në Gjyqësi dhe të drejta themelore, Bosnja dhe Hercegovina në Reformat e administratës publike dhe Kriteret ekonomike dhe Gjeorgjia në Kontrollin financiar. Të gjitha notat e tjera për progres janë “i kufizuar” ose “i caktuar”. Te Ukraina, gjendja e luftës ndikon në të gjithë klasterin (si për shembull, lejimi i kontratave direkte dhe procedurave të thjeshtëzuara në fushën e prokurimeve publike), mirëpo përsëri nuk është konstatuar mungesë e progresit.

Grafiku 2: Progresi i vitit të kaluar në Klasterin 1 „Themelet“ i Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.
Grafiku 2: Progresi i vitit të kaluar në Klasterin 1 „Themelet“ i Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Ajo çka është më e rëndësishme për rrjedhën e mëtejshme të procesit është plotësimi i kushteve të vendosura nga ana e Komisionit për fillim të bisedimeve me shtetet kandidate, që do të jetë lëndë diskutimi e shteteve anëtare në Këshillin e BE-së.

Për Ukrainën janë vendosur shtatë kushte – të gjitha nga Kapitulli 23. Gjyqësia dhe të drejtat themelore. Komisioni konsideron se katër prej tyre janë plotësuar.

Komisioni konstatoi se Moldavia ka plotësuar gjashtë nga nëntë kushtet e vendosura (prej të cilave dy nga fusha e institucioneve demokratike dhe shtatë nga Kapitulli 23. Gjyqësia dhe të drejtat themelore).

Për Gjeorgjinë janë vendosur 12 kushte, prej të cilave tre u referohen institucioneve demokratike, tetë të tjera janë nga Kapitulli 23. Gjyqësia dhe të drejtat themelore, ndërsa një është nga Kapitulli 24. Drejtësia, liria dhe siguria. Shumica janë të vendosura relativisht gjerë. Në Raport Komisioni konsideron se janë plotësuar tre nga këto kushte.

Katërmbëdhjetë prioritetet për Bosnjën dhe Hercegovinën u vendosën prej në vitin 2019, kur u publikua Mendimi i Komisionit Evropian mbi kërkesën e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësim në BE. Prej tyre gjysmat janë nga fusha e institucioneve demokratike, gjysma tjetër nga Kapitulli 23. Gjyqësia dhe të drejtat themelore.

Mirëpo, disa nga kushtet janë më voluminoze dhe përmbajnë më shumë elemente. Komisioni ka vlerësuar se deri tani janë plotësuar dy prej kushteve.

Analiza vijon…