Vazhdoi protesta te deponia në Nikushtak, protestuesit kundërshtuan zbrazjen e mbeturinave nga kamioni (VIDEO)
Banorët e Nikushtakut kanë bllokuar kamionët e Ndërmarrjes Komunale Publike “Pisha” nga Komuna e Likovës. Ata pengojnë hedhjen e mbeturinave në deponinë e Nikushtakut, transmeton Portalb.mk.
Qytetarët e Nikushtakut në fund ndaluan kamionët e mbeturinave që mos të hedhin mbeturinat aty.

“Do të vazhdojmë protestën dhe mos ti lejojmë të na helmojnë”, deklaruan protestuesit, duke ftuar nesër në ora 18:00 përfaqësuesit e Komunës së Likovës, Haraçinës dhe Ministrisë së Ekologjisë për një takim nesër në shkollën fillore të fshatit Nikushtak.
Ndryshe, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti më 6 shtator ka komentuar problemin me deponinë në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës pas protestës që patën një ditë më parë të banorëve të atij rajoni. Ai fajin ia ka hedh komunës së Likovës.
Kujtojmë se për më shumë se mbi dy dekada kjo deponi është pa zgjidhje, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin jetësor.
- LEXO: Deponia në Nikushtak, Mexhiti: Do të vendosim kamera, do e dënojmë ndërmarrjen publike
- LEXO: Premtime në deklarata, plehra në terren: Deponia në Nikushtak assesi të pastrohet, Mexhiti arsyetohet
- LEXO: Pas dy dekadash pritjeje dhe në prag të zgjedhjeve lokale filloi pastrimi i deponisë rrezikshme në Nikushtak