Vazhdoi gjykimi për prindërit e Kosta K., palët kërkuan të jetë i hapur për publikun

Sot u mbajt seanca e dytë në Gjykatën e Lartë të Beogradit ndaj prindërve të nxënësit Kosta K., i cili në majin e kaluar ka vrarë nëntë nxënës dhe rojën e shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Beograd, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. Prindërit e fëmijëve të vrare, të cilët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e mbyllur, kanë pritur para Gjykatës me fotografitë e fëmijëve të tyre.

Seanca zgjati vetëm një orë e gjysmë, ndërsa avokati i palës mbrojtëse vetëm e lexoi hyrjen, pasi paraqitja e plotë e palës është  shtyrë.

Procesi gjyqësor pritet të vazhdon më 29 shkurt.

Avokatët e të dyja palëve, gjegjësisht mbrojtjes dhe viktimës, janë kundër vendimit që procesi gjyqësor të jetë i mbyllur për publikun.

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Kosta K. vlerësoi që është me rëndësi që publiku të informohet për gjykimin, që të largohen spekulimet. Ognjën Bozhoviq, avokati i 27 familjeve të dëmtuara, gjithashtu vlerësoi që është më rëndësi që gjykimi të jetë publik, pasi bëhet fjalë për një ngjarje shoqërore-historike.

Krah prindërve, në aktakuzë përfshihet edhe pronari e instruktori i ekipit të gjuajtjes, ku, sipas Prokurorisë, prindi e ka dërguar fëmijën e vogël të ushtron për gjuajtje. Kosta nuk ndiqet penalisht, pasi ai ka pasur vetëm 13 vjet kur e ka kryer veprën, ndërsa përgjegjësia penale fillon prej 14 vjet, sipas legjislaturës serbe.