Synojnë të jenë akoma edhe më të fuqishëm, Leverkusen kërkoi yllin e PSG-së

“Sky Germany” ka raportuar ditën e hënë se lideri i Bundesliga, Bayer Leverkusen, ka kërkuar informacione të detajuara rreth Marco Asensio te PSG gjatë orëve të fundit, raporton ABC.

Ky do të ishte një transferim shumë i madh për ekipin gjerman, teksa ditë më para ata afruan në radhët e tyre sulmuesin spanjoll, Borja Iglesias, në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

Ka qenë gazetari Florian Plettenberg ai i cili ka raportuar se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur, edhe pse ka shumë pak gjasa që të ndodhë ky transferim. Merkatoja e janarit është në orët e fundit të mbylljes dhe spekulimet shtohen duke theksuar se Asensio mund të jetë një transferim surprizë në Gjermani.

Që nga transferimi i tij me parametra zero nga Reali te PSG verën e kaluar, Asensio ka shënuar tre gola dhe ka asistuar një herë në shtatë ndeshe të Ligue 1, por megjithatë, spanjolli ka humbur 12 ndeshje prej dëmtimit.