Varrimi i Navalnyt në atmosferë të tensionuar dhe nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

Varrimi i liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili vdiq më 16 shkurt, filloi të premten në Moskë, raporton Anadolu Agency.

Qindra njerëz u mblodhën para kishës në Moskë për t’i bërë nderimet e fundit politikanit të opozitës ruse. Funerali i Navalny-t filloi me një ceremoni fetare ku morën pjesë nëna e tij Ludmila dhe mbështetësit e tij.

Trupi i Navalny-t u soll në kishë në një arkivol të mbyllur dhe më vonë do të transportohet në varrezat Borisov të Moskës.

Moska thotë se 47-vjeçari i burgosur papritur u ndje keq gjatë shëtitjes në burg, ku po vuante dënimin për “aktivitete ekstremiste”. Ai është transportuar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën.

Shërbimi Korrektues Rus njoftoi se Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në koloninë e burgut ku vuante dënimin. Shërbimi deklaroi se Navalny humbi vetëdijen gjatë ecjes në qarkun autonom arktik Yamalo-Nenet, ku ndodhet kolonia.

Autoritetet ruse kanë kryer disa inspektime për të përcaktuar faktet rreth vdekjes së tij ndërsa zyrtarisht shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Alexei Navalny u arrestua në janar 2021 pasi u shtrua në spital në Gjermani ku u trajtua për helmim. Vendet perëndimore dhe vetë Navalny e fajësuan Rusinë për helmimin, të cilin Kremlini e mohon.

Ai u dënua me 19 vjet burg për akuzat e “ekstremizmit” dhe krimeve të tjera. Ai tashmë kishte vuajtur një dënim prej 11.5 vjet për akuzat e mashtrimit.

Trupi i Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij, Lyudmila më 24 shkurt, më shumë se një javë pas vdekjes së tij prej “shkaqeve natyrore” në një burg në rajonin rus të Arktikut.

Ai ka qenë 47-vjeçar.

E veja e Navalnyt, Yulia, ka thënë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është përgjegjës për vdekje e burrit të saj.

Edhe disa zyrtarë perëndimorë e kanë të njëjtin mendim.