Varhelyi: BE-ja çmon rreshtimim e Kosovës kundër Rusisë
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Kosovë të enjten tha se porosia e qartë që vjen nga Kosova është se vendi është shumë i përkushtuar sa i përket përafrimit me Bashkimin Evropian, transmeton REL.
“Ju keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjalë por edhe duke na bashkuar me qëndrime të qarta sa i përket qëndrimit tonë rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Varhelyi, por shtoi se Kosovës i duhet të përshpejtoë zbatimin e reformave në drejtësi dhe të përmirësojë zbatimin e kornizave ligjore.
Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, komisionari evropian bëri gjithashtu thirrje që të shftytëzohet momentum dhe të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.
“Mendojmë që është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është e domosdoshme që të dyja palët t’i ofrojnë dhe t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”, tha ai, duke cituar konkluzat e Këshillit Evropian ku thuhet se të dyja palët nxiten që t’i zbatojnë plotësisht dhe pa kushte të gjitha obligimet për të cilat janë zotuar.