Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit (HPV), virusit që lidhet me disa lloje të kancerit, përfshirë atë të qafës së mitrës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) konfirmojnë se vaksinimi është duke u zbatuar në të gjitha komunat, megjithëse me sfida të theksuara në Rahovec. Ndërkohë, prindërit e fëmijëve po përballen me vendime të vështira për shkak të dezinformatave, dyshimeve dhe ndikimeve sociale.

Human Papilloma Virus (HPV) është një grup virusesh shumë i përhapur që mund t’i infektojë lëkurën dhe mukozat në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë gojën, fytin, organet gjenitale dhe anusin. Disa lloje të tij shkaktojnë infeksione të transmetueshme seksualisht, ndërsa të tjerë mund të çojnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, anusit, penisit, apo edhe të fytit, gjuhës dhe bajameve. Kosova nis imunizimin e djemve kundër papilloma virusit

Vaksina kundër këtij virusi, sipas ekspertëve, është një prej masave më të fuqishme parandaluese që ka në dispozicion sistemi shëndetësor publik.