Uta Ibrahimi ngjiti edhe një nga majat më të larta, i ka ngelur edhe një që t’i ngjisë të 14 majat më të larta në Botë
Alpinistja Uta Ibrahimi nga Kosova theu edhe një rekord, ajo ngjiti edhe një nga majat më të larta të Botës, transmeton Portalb.mk.
Utës i ka ngelur edhe një maje për të ngjitur të gjitha 14 majat më të larta të Botës.
Ishte mëngjesi i 9 tetorit kur bashkë me ekipin ajo arriti në Majën Shisha Pangma (8027 metra).
“Ëndrra për t’i përfunduar 14 majat e Botës gati gati po bëhet realitet. 13 përfunduan, edhe një na ka mbetur për të bërë histori në të gjithë Ballkanin”, tha Uta.
Ajo tha se edhe pse Kosova është e vogël dhe Gjilani nuk ka kodra, janë duke bërë histori në alpinizëm.
Përndryshe, në vitin 2017 Uta Ibrahimi u bë gruaja e parë shqiptare e cila pushtoi majën më të lartë të globit, Everestin.
Edhe pse shkeli majën më të lartë të botës Uta nuk ndaloi ëndrrat edhe punën për të vazhduar të thyej paragjykime dhe tabu shoqërore.