Ushtria izraelite bastisi varkën, u arrestuan aktivistë që transportonin ushqim në Gaza
Trupat izraelite kanë arrestuar aktivistë nga anija “Madeleine”, të cilët u nisën për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës, ndërsa aktivistët, përfshirë Greta Thunberg, do të dërgohen në shtëpi, tha Ministria e Jashtme izraelite, transmeton Portalb.mk.
Izraeli publikoi një video që tregon aktivistët e ndaluar, “të sigurt dhe të padëmtuar”, duke u shoqëruar nga marina izraelite në portin izraelit të Ashdodit, raportoi Times of Israel.
Ministria e Jashtme izraelite njoftoi në X se aktivistët “nuk u lënduan”.