UN Women shënoi 15-vjetorin e saj duke bërë thirrje për pjesëmarrje me të madhe të grave në proceset e paqes

UN Women shënon 15-vjetorin e saj duke bërë thirrje për veprime të guximshme. Ndërsa UN Women kët jubile, bota ka parë përparim të rëndësishëm në avancimin e grave që ka ndryshuar jetën e tyre dhe të vajzave në të gjithë globin. Megjithatë jo gjithçka shkon në rrugën e duhur. Një anketë e marsit 2025 tregon rritje prej 60% të shqetësimit në lidhje me mungesën e progresit në barazinë gjinore. Të dhënat e UN Women tregojnë se mbi 600 milionë gra dhe vajza tani jetojnë pranë zonave të konfliktit, transmeton Portalb.mk.

“Ky moment historik dhe i pasigurt kërcënon të përmbysë arritjet e fituara me mund. Progresi i arritur nuk mund të merret si i mirëqenë. Këtë vit, ndërsa përkujtojmë 30 vjet që nga Deklarata dhe Platforma për Veprim e Pekinit dhe 25 vjet që nga rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është koha për lidership të guximshëm dhe angazhim të palëkundur për të përmbushur premtimet e bëra në Agjendën 2030 dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm; Axhendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë; dhe Deklaratën dhe Platformën për Veprim të Pekinit”, thuhet në njoftimin e UN Women.

UN Women bën thirrje për 15 veprime :

  • Adresoni reagimin negativ kundër të drejtave të grave
  • Promovimi i grave në ndërtimin e paqes
  • Zhdukni varfërinë
  • Jepini fund pasigurisë ushqimore
  • Promovimi i aksesit të grave në ekonomi
  • Zhdukni hendekun gjinor në paga
  • Mbroni Planetin
  • Rritja e Lidershipit dhe Pjesëmarrjes Politike të Grave
  • Çmontoni Kornizat Ligjore Diskriminuese
  • Mbyllni hendekun dixhital gjinor
  • Sigurimi i Barazisë Gjinore në Arsim
  • Fundi i Vdekshmërisë së Nënave
  • Rritja e Financimit Gjinor

Në vitin 2023, afërsisht 612 milionë gra dhe vajza jetonin brenda një rrezeje prej 50 kilometrash nga një zonë konflikti, më shumë se 50 për qind më shumë se një dekadë më parë. Rritja e investimeve në parandalimin e konflikteve, ndërmjetësimin dhe ndërtimin e paqes.

Gjithashtu, një në dhjetë gra dhe vajza jetojnë në varfëri ekstreme (duke jetuar me më pak se 2.15 dollarë për person në ditë) dhe me ritmin e sotëm, përfundimi i kësaj do të zgjasë edhe 137 vjet të tjera. Qeveritë duhet të miratojnë politika të forta të mbrojtjes sociale, të tilla si ndihma monetare për familjet me të ardhura të ulëta, leja e lindjes me pagesë dhe sisteme të sigurta pensionesh.