Ulje-ngritjet e kostos së jetesës në muajin mars në RMV 

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2025 në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, është -1.3%, transmeton Portalb.mk. 

Enti Shtetëror i Statistikës raportoi se rënia e inflacionit në mars të vitit 2025, krahasuar me shkurtin e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme:  

  • Ushqim dhe pije joalkoolike për 3.0 %,  
  • Trasport për 1.8 %,
  • Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare  për 0.6 %, 
  • Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.5 %,  
  • Mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.3 %. 

Në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025, rritja e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme:  

  • Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera dhe Veshje dhe këpucë për 0.4 %, 
  • Restorante dhe hotele për 0.3 %,   
  • Komunikim dhe Shëndet për 0.2 %,  
  • Rekreacion dhe kulturë për 0.1 %. 

Kostoja e jetesës në grupin Arsimi, mbetet në të njëjtin nivel si muajin paraprak. 

Indeksi i çmimeve me pakicë në mars të vitit 2025 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është 99.1. 

Indeksi i kostos për jetesë në mars të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2024, shënon rritje prej 2.7 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.2 %.