Rënie e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te produktet bujqësore për 2.2 përqind, ndërkohë shpenzime në bujqësi kanë shënuar rritje, transmeton Portalb.mk.

“Në pjesën e inputeve, në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 6.8 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 9.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me gushtin e kaluar, çmimet e produkteve bimore janë zvogëluar për 2.4 përqind, ndërsa te ato blegtorale kemi ulje për 1.6 përqind.

Ulje më e madhe të prodhimet bimore kemi te frutat dhe rrushi (7.2 %) dhe perimet (6.4), ndërsa rritje më të madhe te bimët industriale (19 %).