Ulje e çmimeve te prodhimet industriale në Maqedoninë e Veriut

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut në muajin mars është regjistruar ulje e çmimeve në krahasim me marsin e kaluar, ndërsa rritje në krahasim me muajin shkurt të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta për 0.5 % në nivel mujor dhe më të ulëta për 1.5 %, në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe në krahasim

Në krahasim me muajin shkurt, rritje më e lartë është regjistruar te sektori Furnizime me energji elektrike për 5.6 përqind.

Krahasuar me marsin e kaluar rritje më të madhe kemi te prodhimi i produkteve të duhanit (20.3 %), ndërsa ulje më e madhe te prodhimi i makinerive (21 %).