Ukraina përdori për herë të parë kundër Rusisë raketat Storm Shadow të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar
Raketat Storm Shadow të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar qëlluan në objektiva brenda Rusisë për herë të parë, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.
Në Mbretërinë e Bashkuar, zëdhënësi i kryeministrit ka refuzuar të komentojë mbi raportet e mediave se raketat Storm Shadow të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar në objektiva brenda Federatës Ruse.
Zëdhënësi i kryeministrit Keir Starmer tha se zyra e tij nuk do të komentonte mbi raportet apo çështjet operacionale, por Guardian mësoi se raketat janë përdorur.
Britania kishte thënë më parë se Ukraina mund të përdorte raketa Storm Shadow brenda territorit ukrainas, por qeveria e ukrainase kishte bërë presion me muaj për të marrë leje për të goditur objektivat brenda Rusisë.
Në ndërkohë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka konfirmuar se administrata e Bidenit do të lejojë Ukrainën të përdorë minat tokësore kundër personelit të furnizuara nga Amerika për të ndihmuar në luftimin e forcave ruse.
Vlladimir Putin ka paralajmëruar se përdorimi i raketave të prodhuara nga SHBA dhe Britania e Madhe brenda kufijve të Rusisë do të ishte e barabartë me hyrjen e NATO-s në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.
Kujtojmë që Rusia filloi agresionin në Ukrainë më 24 shkurt 2022.